preloder
Select Page

Panele Elektrike

Zgjidhje e plotë nga një burim i vetëm

Edico Group është vendi i vetëm i nevojshëm për të gjitha shërbimet e automatizmit, përfshirë konsultimin, zhvillimin, dizenjimin dhe krijimin e software -it, prodhimin e paneleve, instalimin elektrik dhe komisionimin. Portofoli ynë mbulon prodhimin dhe montimin e një shumëllojshmërie panelesh – nga panelët individualë deri tek instalimet teknike shumë komplekse që mbështesin gamën e tërë të shërbimeve të automatizimit dhe kontrollit.

Do të keni një kontakt të autorizuar nga konsultimi juaj fillestar tek shërbimet pas shitjes, duke i bërë të qarta përgjegjësitë tona, marrëdhëniet tona efikase dhe duke siguruar një projekt të qartë dhe efikas.

Ne fillojmë me kërkesat dhe idetë tuaja dhe fillojmë prodhimin e paneleve me shpejtësi të lartë.

Projektet

Ksamil

Implementim i kontrollit me speedriver "inverter" Schneider Electric nga 22KW deri 160 KW për 5 stacione pompimi në Ksamil, Sarandë. Instalim, komisionim dhe lidhje me panelet ekzistuese. Instalim i sistemit të komunikimit me GSM dhe SMS.